
Edhe Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit për takim
12 maj 2025
| 16:17
Ftesës për takim të përbashkët konsultativ mes partive politike të thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur edhe pozitivisht kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.
Presidentja Osmani ka ftuar takim të përbashkët konsultativ me të gjitha partitë politike për të adresuar bllokimin e Kuvendin e Kosovës nga LV-ja e cila s’po arrin shumicë të thjesht për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.
Deri tash pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës për takimin e së enjtes në Presidencë të Kosovës në ora 13:00.