Edhe katër raste me koronavirus në Kosovë, numri i të infektuarve shkon në 112

31 mars 2020 | 21:24

Ka shkuar në 112 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë edhe katër raste të reja me Covid-19.

“Sot me 31.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 92 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i  kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, katër (4) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, një me vendbanim në Vushtrri dhe një me vendbanim në Malishevë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se LDK-ja ka hequr…