 
                    Edhe këto tri skuadra sigurojnë çerekfinalen e Kupës
                09 dhjetor 2018
                |  15:16
            
        Tri skuadrat e radhës që e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës janë Feronikeli, Trepça ‘89 dhe Ballkani.
Feronikeli e mposhti skuadrën e Dukagjinit nga Klina me rezultat 0-4, kurse golat i shënuan Astrit Fazliu, Albutrint Morina, Kastriot Rexha dhe Artur Magani.
Trepça ’89 e mposhti Flamurtari me rezultat 3-0, kurse me rezultat të njëjtë fitore shënoi edhe Ballkani ndaj Gjilanit. Kika është skuadra e katërt që kualifikohet në çerekfinale, pasi fitoi ndaj Istogut në penallti 3-1. Koha e rregullt dhe vazhdimet kishin përfunduar 2-2.
/Epoka e re/
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        