Edhe kirurgët e Ferizajt i bashkohen grevës për paga

05 shkurt 2018 | 11:28

Reparti i Kirurgjisë së Spitalit Rajonal në Ferizaj do të hyjë në grevë nga dita e nesërme.

Lajmi u bë me dije nga kolegjiumi i kirurgjisë në mbledhjen e mbajtur sot, ku edhe u mor vendimi unanim për grevë që ka filluar në QKUK dhe të kirurgëve të spitaleve rajonale, transmeton Klan Kosova.

Greva ka të vetmen kërkesë rritjen e pagave për kirurgë.

Gjatë grevës do të ndërpriten operacionet efektive, kurse shërbimet nuk ndërpriten për raste urgjente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka hedhur kritika…