Edhe kjo i ndodh Serbisë/Lojtari më i mirë në NBA refuzon të luajë për shtetin e tij

27 qershor 2021 | 08:39

Basketbollisti më i mirë në NBA, serbi Nikola Jokiq ka refuzuar të luajë për shtetin e tij.

Nikola Jokiq ka dhënë disa arsye pse nuk do të bashkohet me Serbinë këtë verë, veprim ky që ka trazuar opinionin publik të vendit fqinj me Kosovën.

E para është se klubi i tij, Denver Nugets ia ka kërkuar të mos kap top me dorë për një muaj të tërë.

“Mos shko në sallë, i ke një muaj kohë të përgatitet mentalisht dhe fizikisht”, i është bërë me dije atij nga klubi, ka njoftuar Branislav Jokiq, babai i MVP-së së sezonit të rregullt në NBA.

Ky e ka pranuar se djali i tij është në presion të madh, pas sezonit që pati dhe fitimit të titullit të lojtarit më të mirë, transmeton Klankosova.tv.

“Ai më tha, babi, po më dhemb çdo pjesë, thjesht nuk mund ta luaj”, ka treguar Jokiqi i vjetër.

Arsyeja tjetër është se Joker, siç e quajnë ndryshe MVP-në e këtij viti në NBA, pritet të bëhet baba së shpejti, dhe i duhet të kthehet në Amerikë, ku gruaja e tij ka bërë plane ta lind foshnjën e përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria mbrohet në Kosovë dhe anasjelltas. Sa më stabile të…