Edhe Kurti uron për fitoren e Kosovës në Maltë

17 nëntor 2018 | 20:48

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti ka befasuar sonte, pasi për herë të parë ka uruar fitoren e Kosovës në futboll.

Pas fitores me rezultat 5 me 0 në Maltë, Albin Kurti ka uruar fitoren e djemve të Kosovës.

“Spektakël sot në Maltë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë. Këta të rinj i sfidojnë shanset kundër tyre. Urime!”, ka shkruar Albin Kurti në llogarinë e tij në “Facebook”. Një veprim i tillë nuk ishte bërë asnjëherë nga lideri i Vetëvendosjes!, Albin Kurti, pas ai kishte  uruar për fitoret e Shqipërisë, por jo edhe të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala është shumë i kënaqur me…