Edhe Lewandowski në listën e Realit  

08 shtator 2021 | 14:29

Real Madrid ka ndërmend që të ndërtojë një skuadër galaktikash në sezonin e ardhshëm. Kylian Mbappe nuk është i vetmi në listën e dëshirave.

Nëse nuk do arrin të firmosin me yllin francez të Paris Saint Germain duke iu referuar raportimeve të gazetës madrilene “AS”, Reali do të provojë për të marrë Haaland nga Borusia e Dortmundit.

Firma me norvegjezin nuk është e lehtë dhe për këtë arsye në vëmendjen e drejtuesve të “Los Blancos” ka përfunduar edhe Robert Lewandowski. Edhe pse i ka mbushur tashmë 33-vjeç, polaku i Bayernit është një nga objektivat e Realit. Edhe më parë është folur për këtë transferim, i cili është i mirëpritur edhe nga vetë sulmuesi që kërkon një aventurë të re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mënyrë që t’u mundësohen disa të drejta bazike njerëzore,…