Edhe Macron paralajmëron: Cunami po vjen në Polinezinë franceze! Autoritet janë mobilizuar për të mbrojtur qytetarët

30 korrik 2025 | 22:03

Një cunami i fuqishëm është paralajmëruar sot në disa pjesë të Oqeanit Paqësor, përfshirë Japoninë, Rusinë dhe Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, ndërsa edhe Polinezia Franceze përgatitet për goditjen e drejtpërdrejtë të valëve.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se një cunami “po vjen” drejt Polinezisë Franceze dhe se të gjitha departamentet qeveritare janë “mobilizuar” për të “mbrojtur qytetarët tanë”.

Sipas autoriteteve lokale në rajon, valët kishin filluar të godasin ishujt e Paqësorit që më herët gjatë ditës, por përmasat e tyre ishin më të vogla nga sa ishte parashikuar fillimisht.

Komisioni i Lartë i Republikës në Polinezinë Franceze njoftoi se valët mund të arrijnë deri në 2.5 metra lartësi. Shërbimet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri të plotë, ndërkohë që autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonave bregdetare të evakuohen drejt vendeve më të sigurta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një akt vandalizmi ka tronditur Kosovën, pasi statuja e heroit…