Edhe Manchester City e dëshiron Simonsin

12 gusht 2025 | 16:29

Manchester City ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar Xavi Simons, duke synuar të prishë planet e Chelseat.

Klubi londinez ka qenë në bisedime me Leipzig për mesfushorin holandez, me një ofertë prej rreth 60 milionë paund, dhe kishte marrë miratimin e lojtarit për të negociuar.

Megjithatë, Cityzens e shohin 22-vjeçarin si pasues ideal të Savinhos, i cili është në radarin e Tottenham Hotspur. Simons dëshiron të largohet nga Leipzig pas dështimit të klubit për t’u kualifikuar në garat evropiane.

Sezonin e kaluar ai realizoi 10 gola dhe dha 7 asiste në 25 ndeshje të Bundesligës.

Për Manchester City, pengesa kryesore mbetet rregulli i federatës angleze mbi kuotën e lojtarëve jo-vendas, pasi ekipi i Pep Guardiolës e ka tejkaluar tashmë kufirin prej 17 futbollistësh të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sassuolo ka përfunduar marrëveshjen për transferimin e portierit të Kosovës,…