Edhe më i lashtë se dinozaurët | Misteri i lumit më të vjetër në botë që mposhti kohën dhe gjeologjinë

26 janar 2026 | 23:43

Kur mendojmë për moshën e Tokës, imagjinojmë shpesh malet si simbole të përjetësisë. Por shkenca gjeologjike na tregon një histori tjetër: disa lumenj kanë rrjedhur në të njëjtën rrugë shumë kohë përpara se vargmalet të ngriheshin mbi sipërfaqe.

Fituesi i kësaj “garë” të lashtësisë është Lumi Finke (i njohur si Larapinta nga popullsia indigjene) në Australi, i cili vlerësohet të jetë midis 300 dhe 400 milionë vjeçar, duke i paraprirë edhe epokës së dinozaurëve.

Sekreti i jetëgjatësisë së lumit Finke, fshihet tek një fenomen të quajtur paraprirje. Gjeomorfologët kanë vërejtur një anomali: në vend që të rrjedhë paralelisht me strukturat shkëmbore rezistente, lumi Finke i pret ato mes përmes.

Edhe më i lashtë se dinozaurët/ Misteri i lumit më të

Lumi Finke

Kjo dëshmon se lumi ishte aty përpara se të ndodhte Orogjeneza e Elis Springs (ngjarja tektonike që formoi malet). Ndërsa korja e tokës shtyhej lart për të krijuar vargmalet Mekdonel, lumi vazhdonte të gërryente shtratin e tij me të njëjtën shpejtësi, duke ruajtur kursin e tij origjinal.

Për të konfirmuar këtë moshë mahnitëse, shkencëtarët përdorin matjet e radionuklideve në sedimente dhe izotopet radioaktive në shkëmbinjtë përreth. Këto “ora atomike”, tregojnë se sistemi lumor ka qenë aktiv që nga periudha Devonian ose Karbonifer.

Stabiliteti i jashtëzakonshëm i Pllakës Australiane, e cila nuk ka pësuar lëvizje të rëndësishme tektonike për miliona vite, ka shërbyer si një “djep” mbrojtës për këtë lumë. Ndryshe nga lumenjtë në kontinente të tjera që janë zhdukur nga akullnajat ose vullkanet, Finke ka mbijetuar pothuajse i paprekur.

Sot, lumi Finke nuk ngjan me rrjedhat e fuqishme që imagjinojmë. Për shkak të kushteve të thata në qendër të Australisë, ai rrjedh vetëm me ndërprerje dhe pjesën më të madhe të vitit ekziston si një varg gropash uji të izoluara. Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Ngrohja globale dhe konsumi i shtuar i ujit nga njerëzit, kërcënojnë ta thajnë këtë dëshmitar të lashtë të historisë sonë planetare.

Edhe më i lashtë se dinozaurët/ Misteri i lumit më të

New River

Nëse Finke do të zhdukej, titulli i “më të vjetrit”, do t’i kalonte Lumit të Ri (New River) në SHBA, i cili është rreth 300 milionë vjeçar, duke na kujtuar se edhe tiparet më të qëndrueshme të natyrës janë në ndryshim të vazhdueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë deklarata…