“Edhe me u koritë pak nuk është gajle” – Gorani përshkruan degradimin politik në Kosovë

03 qershor 2025 | 21:52

Gazetari Dukagjin Gorani, ka përshkruar situatën politike me një thënie popullore “nëse mua m’bjen mirë edhe me u koritë pak nuk është gajle”.

Ai ka thënë se kjo e përshkruan periudhën e pasluftës në Kosovë që ka ndërtuar një kulturë.

AI tha në “Pressing” të T7 se kjo klasë politike nuk ka ide se çfarë është komuniteti, shteti e shoqëria.

“Kjo klasë politike është e dalur prej një trupi votues dhe një shoqërie që duhet me pranu se ka as idenë çfarë është e mira e përbashkët që nuk e ka idenë çka është komuniteti, shteti e shoqëria. Qëllimi i votuesit është me dërgu një vullnet, e ai vullnet është ndoshta kish mujt me u ilustri me thënien e tipit nëse ua më bjen mirë edhe me u koritë pak nu është gajle. Kjo thënie e ka përshkru krejt këtë periudhë pas luftës te na që e ka kriju një kulturë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pal Lekaj nga AAK’ja thotë se ka ardhë koha që…