Edhe Napoli në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

15 mars 2023 | 23:04

Napoli ka dhuruar “show” në shtëpi. Të besuarit fituan 3-0 ndaj Frankfurtit në ndeshjen e kthimit.

Osimhen ishte autori i një dopietë në minutat 45+2 dhe 53′, ndërsa Zielinski shënoi golin e 3 me penallti në minutën e 64′ të cilën e fitoi vetë.

Tashmë, ekipi italian pret i qetë shortin të premten.

Shorti, përveç çifteve të çerekfinaleve, do të tregojë edhe çiftet e gjysmëfinaleve. Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të zhvillohen të martën më 11 dhe të mërkurën më 12 prill, ndërsa të kthimit më 18 dhe 19 prill.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 9 dhe 10 maj sfidat e para dhe më 16 dhe 17 maj ndeshjet e kthimit. Finalja do të jetë ditën e shtunë më 10 qershor në Stadiumin Olimpik Atatruk në Stamboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar në “Santiago Bernabeu”, supersfida mes Real Madrid dhe…