Edhe në Akrashticë të Vushtrrisë nis viti i ri shkollor

14 shtator 2020 | 11:36

Si në mbarë Kosovën edhe në shkollën “Hajrullah Shala” në Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë nisi viti i ri shkollor 2020-2021.

Drejtori i kësaj shkolle, Hajdin Islami ka thënë se së bashku me Task Forcën në nivel shkolle kanë punuam edhe ditëve të vikendit, “që dita e sotme të jetë ditë gëzimi për të gjithë nxënësit, me theks të veçantë për ata që sot ulen për herë të parë në bankat shkollore”.

Ai ka thënë se në këtë shkollë janë vendosur shenja vetëdijsuese për maska, distancë dhe ruajtje të pastërtisë. Po ashtu janë furnizuar me material dezinfektues, maska dhe termometër.

“Së bashku me ju mësimdhënës, prindër dhe nxënës do t’ia dalim me sukses, që ky vit i ri shkollor 2020-2021 të vazhdojë pa probleme, gjithnjë duke respektuar kushtet dhe udhëzimet pasi jemi në kushte pandemie”, ka thënë drejtori Islami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muaji shtator sjell jo vetëm vjeshtën, por edhe trendet e…