Edhe në Vushtrri, propaganda me emra drejtorash: Reagon ashpër Ferit Idrizi
Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi që po qarkullon në rrjete sociale, ku pretendohet se janë zbuluar emrat e ekipit të tij qeverisës. Ai e ka cilësuar këtë si një “lajm të pavërtetë” dhe pjesë të një propagande të orkestruar nga kundërshtarët politikë.
Sipas Idrizit, panika që ka përfshirë koalicionin Meholli–Tahiri në orët e fundit i ka shtyrë ata të shpërndajnë një lajm të rremë, të shoqëruar me një dizajn që ai e përshkroi si amatoresk “si në pamje, ashtu edhe në përmbajtje”.
Ai ka theksuar se emrat e ekipit të tij qeverisës do të bëhen publikë nga e hëna e tutje, pas, siç tha ai, “fitores së madhe në zgjedhjet e së dielës”.
Idrizi shtoi se në këtë garë është me mbështetjen e qytetarëve të Vushtrrisë dhe se ka ndërtuar “koalicionin më të fortë – koalicionin me qytetarin”.
“Hyj në zgjedhje me kokën lart, ndërsa nesër rezultati do të flasë vetë”, tha ai, duke ftuar qytetarët të mos ndikohen nga propagandat, të cilat, sipas tij, janë “pasqyra më e mirë e këtij koalicioni që do të marrë mesazhin e duhur nga qytetarët nesër.”
Reagimi i plotë:



