Edhe nëntë raste të vdekjes nga Covid-19 në Kosovë

03 shtator 2020 | 15:18

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të IKShPK-së, nëntë persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19.

Deri më tani janë 548 vdekje nga Covidi.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 78 raste të reja, kurse janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130.

Rastet pozitive gjatë 24 orëve të fundit janë nga: komuna Prishtinë 29 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe komuna Suharekë 2 raste.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…