
Edhe një basketbollist i infektuar në NBA
15 korrik 2020
| 14:52
Numri i basketbollistëve të infektuar me Covid-19 në NBA vazhdon të rritet. Harrison Barnes i Sacramento Kings, është basketbollisti i fundit i testuar pozitiv në testin për koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar vet basketbollisti në rrjetet sociale. Ai ka thënë se është asimptomatik, por është futur në izolim duke respektuar protokollin e sigurisë. Barnes do t’i bashkohet ekipit të Sacramentos në Orlando pasi të shërohet nga Covid-19.