Edhe një shofere e re në ‘Trafikun Urban’

17 gusht 2023 | 19:01

Edhe një shofere i është shtuar “Trafikut Urban”, në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur kryeshefi Burim Maraj.

Mehreme Brahimi është shoferja e tretë që i është bashkuar ekipit të trafikut urban.

Ndryshe, Brahimi ishte punëtore e ndërmarrjes që nga viti 2019.

Kryeshefi i “Trafikut Urban“, Burim Maraj, është shprehur i kënaqur me përparimet e ndërmarrjes në shumë segmente, në mesin e tyre edhe përfshirjen sa më të madhe të grave, në pozita të ndryshme.

lg.php.gifShërbimet me autobusë dhe angazhimi i stafit të tyre mirëpriten dhe vlerësohen edhe nga qytetarët që shfrytëzojnë këto shërbime, numri i të cilëve është duke u rritur ndjeshëm dita-ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektligji për Rininë dhe Strategjia Shtetërore për Rininë, të dyja…