Edhe një veturë digjet në Leposaviq pas asaj të Simiqit

14 janar 2020 | 11:15

Djegia e veturave në veri të Kosovës është bërë shqetësuese.

Në më pak se një javë pas djegies së veturës së Sllavko Simiqit, kryeshef i të ashtuquajturit Qark i Mitrovicës, deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, dje në orët e para të mëngjesit i është vënë flaka edhe një veture tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për veri, Besim Hoti.

“Automjeti i djegur është një ‘Fiat Punto’ me targa të Mitrovicës, në pronësi të A.D. (1976). Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 03:47 në Leposaviq. Vetura është djegur pjesërisht në pjesën e përparme dhe në pjesën e prapme, ndërsa pjesa në mjedis ka shpëtuar pa u djegur. Vetura ka qenë e parkuar para ndërtesës ku jeton pronari, derisa në parking ndodheshin të parkuara edhe vetura të tjera”, ka thënë ai për “klankosova.tv”.

Brenda këtij muaji në këtë rajon janë djegur katër vetura. Në të shumtën e rasteve veturat e djegur ajanë të zyrtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ka filluar një…