Edhe Norvegjia ka nevojë për punëtorë, paga 4.500 euro

18 janar 2019 | 08:44

Edhe Norvegjia u është bashkuar shteteve si Zvicra, apo Gjermania që kërkojnë punëtorë.

Këto vende kërkojnë punëtorë për shkak të plakjes së popullsisë dhe mungesës së fuqisë punëtore në disa profesione.

Kompanitë norvegjeze janë duke u hasur me probleme të mëdha për sa i përket krahut të punës, si dhe nuk kanë fare mundësi zgjedhje përpos të punësojnë edhe ata pak kandidatë që kanë ngelur të papunësuar.

Ndaj Norvegjia është duke kërkuar punëtorë nga vendet e treta. Gjithashtu mësohet se disa nga kompanitë ofrojnë paga që fillojnë nga 4,500 euro në muaj.

Emri Norvegji (Norway) do të thotë rruga drejt veriut. Zyrtarisht njihet si Mbretëria e Norvegjisë. Norvegjia është një prej vendeve më të pasur, dhe gjithashtu më paqësorë në botë.

Norvegjia është vendi i 6 më i madh në Europë, por për nga popullsia renditet i 28-ti. 

Norvegjia e fitoi pavarësinë nga Suedia në vitin 1905. Norvegjia ka një popullsi prej 5.08 milionë banorë. Niveli i alfabetizmit është 100% dhe jetëgjatësia mesatare është 81.5 vite.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…