Edhe pak kohë, vaksina e “Novavax” jep shenja pozitive

06 gusht 2020 | 09:15

Kompania amerikane “Novavax” ka publikuar rezultatet e studimit që tregojnë se vaksina e saj kundër koronavirusit është e sigurt dhe krijon imunitet. Sipas mediave të huaja, rezultatet e vaksinës kanë ardhur pas përfundimit të fazës së parë të testimit ku morën pjesë 131 vullnetarë.

Pas marrjes së dy dozave të vaksinës, pjesëmarrësit zhvilluan antitrupa neutralizues në nivele 4 herë më të larta sesa antitrupat që zhvillohen nga personat e shëruar nga Covid-19. Vaksina shkaktoi gjithashtu reagim të qelizës T te 16 vullnetarë, sipas raportit.

“Ky është një lajm i mirë dhe  inkurajues”, tha kreu i “Novavax”, Gregory Glenn.

Numri i të prekurve globalisht nga koronavirusi u rrit në 18.6 milionë dhe deri më tani janë raportuar 702 mijë viktima./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se frikësohet nga…