Edhe pak orë në dispozicion, a do të arrihet në momentet e fundit ujdia mes PDK-së dhe Limajt?

05 dhjetor 2025 | 18:14

Deklarata e mbrëmshme e Fatmir Limajt se nevojitet vetëm një minutë për t’u arritur marrëveshja me PDK-në ka nxitur reagime të mëdha në opinionin publik. Të shumta kanë qenë reagimet, kryesisht të veteranëve dhe atyre që duan një bashkim të këtyre dy subjekteve.

Por, për arritjen e kësaj ujdie kanë mbetur vetëm pak kohë në dispozicion. Kjo për faktin se të dielën përfundon afati për dërgimin e listave KQZ. Ndërsa për të hënën më 8 dhjetor është paraparë tërheqja e shortit për rënditjen e numrave në fletëvotim.

Një subjekt i certifikuar nga KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje mund të tërhiqet më së largu dy ditë para tërheqjes së shortit, që i bie mesditën e së shtunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se këshilltarët…