Edhe pas një ore, liderët politikë në takim për ta zgjidhur bllokadën institucionale

28 qershor 2025 | 17:31

Tash e mbi një orë ka nisur takimi në mes liderëve të partive politike në takimin e thirrur nga kreu i VV-së, Albin Kurti.

Temë e këtij takimi është zhbllokim i situatës politike, përkatësisht konstituimi i Kuvendit.

Takimi është thirrur pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që tha se kuvendi duhet konstituuar brenda 30 ditëve.

Në takim po marrin pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krsniqi bashkë me deputeten Vlora Çitaku, ndërsa nga LDK-ja, të pranishëm janë i pari i partisë, Lumir Abdixhiku dhe shefja e grupit parlamentar, Hykmete Bajrami.

AAK-ja po përfaqësohet nga deputetja Time Kadrijaj.

Po ashtu, pjesë e takimit janë edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, ai i GUXO-s, Faton Peci dhe po ashtu edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve joshumicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo vit, rrezatimi ultraviolet nga shkakton mbi 1.5 milion raste…