Edhe PDK-ja i bashkohet protestës në Hagë, Krasniqi: Protestojmë për drejtësi, UÇK mbetet themeli i lirisë sonë

09 shtator 2025 | 20:49

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se strukturat e kësaj partie do të jenë pjesë e protestës që do të mbahet të dielën, më 14 shtator, në Hagë.

Krasniqi ka shkruar se procesit në Hagë po i afrohet fundit, dhe populli i Kosovës pret me besim lirimin e shpejtë të heronjve të saj.

‘‘Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrë të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur nderin e saj dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë për të gjithë’’, ka shkruar ai.

Postimi:
Të dielën, më 14 shtator, në Hagë, protestojmë për drejtësi.

Strukturat e PDK-së në mërgatë, aktivistë dhe qytetarë nga diaspora e nga Kosova, do të jenë aty për të ngritur zërin për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht.

Kjo protestë është thirrje për të vërtetën dhe për drejtësinë që u takon atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.

Procesit në Hagë po i afrohet fundit, dhe populli i Kosovës pret me besim lirimin e shpejtë të heronjve të saj.

UÇK-ja ishte dhe mbetet themeli i lirisë sonë.

Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrë të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur nderin e saj dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë për të gjithë.

Bashkohu edhe ti për drejtësi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka emëruar ministrin në largim…