Edhe politika është art, prandaj dua të kontribuoj për të

17 gusht 18:20

Aktori Halim Berisha, në një shkrim të publikuar në “Facebook”, ka njoftuar se do të jetë kandidat i PDK-së për Kuvendin Komunal të Klinës.

Berisha ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Klinës.

Postimi i plotë i Halim Berishës:

Të dashur miq!

Pas shumë diskutimeve dhe kërkesave të vazhdueshme nga familjarët, shokët e miqtë e ndryshëm, ju përgjigja pozitivisht  që të jem në listën për Kuvendin Komunal të Klinës.

Jam i vetëdijshëm për sfidat që kemi para vetes dhe konkurencën e madhe, ku secili që  gjendet në listë ka meritat dhe kontributin e vetë dhe meriton të jetë pjesë e  Kuvendit Komunal!

Një gjë të tillë besoj fuqishëm që edhe unë meritoj të jem aty, ku sado pak të japë kontributin tim për vendin dhe qytetarët e komunës time ,që aq shumë e dua!

Andaj, të dashur qytetar të Klinës, familjar shokë, miq e dashamirë, në këto zgjedhje presë mbështetjen dhe përkrahjen tuaj, që të jem përfaqësuesi i juaji në Kuvendin Komunal të Klinës!

Mua do të me gjeni në listën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ekipin e kryetarit të dëshmuar Sokol Bashota!

Na priftë e mbara!

I juaji,

MA. Sc. Halim Berisha!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar…