
Edhe pse rastet me Covid po shtohen, gjendja është e kontrollueshme në Malishevë
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në Malishevë, Hajdin Berisha, pas disa shqetësimeve të shfaqura në shkollën e fshati Shkozë, për shkak të gripit sezonal dhe dyshimit për raste me Covid, pas vizitës së realizuar në shkollë, është konstatuar se gjendja është në kontroll dhe e menaxhueshme dhe se mësimi duhet të zhvillohet normalisht.
“Pavarësisht dyshimeve të shfaqura, që janë normale në këtë periudhë, qoftë për shkak të gripit sezonal, qoftë për shkak të rritjes së rasteve me Covid në vendin tonë, situata në këtë shkollë është në suaza të normales dhe nuk ka vend për panik”, ka thënë Berisha.
Pas takimit me drejtorin e shkollës, Arben Bytyçi, Berisha ka thënë se është njoftuar për gjendjen, e cila është duke u menaxhuar mirë dhe janë duke u përcjellë rastet e dyshuara me grip apo edhe me Covid, por, sipas tij, mësimi ka kushte të mbahet normalisht.