Edhe Sassuolo në garë për Krasniqin

29 mars 2023 | 15:47

Ish-futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi është bërë objektiv i klubeve evropiane pas paraqitjeve brilante me skuadrën nga Suhareka Ballkanin në pjesën e parë të sezonit dhe më pas me CFR Cluj në muajt e fundit.

“Tuttosport” raporton se në garë për 24-vjeçarin është futur edhe Sassuolo. Klubi nga Serie A është i vetëdijshëm se do të ketë konkurrencë të fortë për përfaqësuesin kosovar, i cili nuk u ftua për ndeshjet e marsit, por që do të tentojë ta bëjë të vetin lojtarin. Interesim për ish-yllin e Ballkanit kanë shfaqur klubet si Fiorentina, Lazio, Udinese, Torino e Mallorca, kurse vlera e tij sillet rreth 15 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Iniciativa për Progres (INPO), në kuadër të projektit “Kërko…