
Edhe ShBA-ja mbyll hapësirën ajrore për Rusinë
02 mars 2022
| 08:18
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi se administrata e tij ka marrë vendim për të mbyllur hapësirën ajrore të SHBA-së për të gjitha fluturimet ruse.
Veprimi pason masa të ngjashme, të ndërmarra nga vendet evropiane dhe Kanadaja, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Rubla ruse ka humbur 30% të vlerës së saj, tha Biden.
Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra kundër Rusisë për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.
Sanksionet përfshijnë edhe përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi bankar global SWIFT.
“Ekonomia e Rusisë po lëkundet dhe fajin e ka vetëm [presidenti rus, Vladimir] Putin”, tha Biden. /REL/