Edhe sot shi dhe, vende-vende, shkarkime rrufesh dhe erë e shpejtë

06 gusht 09:05

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kjo gjendje meteorologjike që do të përfshijë vendin gjatë dy ditëve të ardhshme është pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të favorshme, përpos në disa lokalitete të kufizuara, ku ka mundësi të ketë stuhi”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK-ja thotë se do të fryjë erë herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë rreth 18m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina raportoi 37 raste të reja simptomatike me Covid-19 dhe…