Edhe Torino në garë për Ismajlin

27 qershor 2025 | 16:25

Pas Bolognas dhe Veronës, në garë për shërbimet e Ardian Ismajlit ka hyrë edhe skuadra e Torinos. Kështu ka raportuar të premten mediumi “Tuttosport”. Ismajli vlerësohet si përforcim i duhur për ekipin e drejtuar nga trajneri Marco Baroni.

Një tjetër arsye për interesimin e reprezentuesit të Shqipërisë, është se Ismajli mund të transferohet si futbollist i lirë pasi i skadon kontrata në verë. 28-vjeçari Ismajli luajti në 31 ndeshje me Empolin në edicionin e kaluar, por, skuadra e tij nuk arriti që ta sigurojë mbijetesën në Serie A.

Empoli e mbylli sezonin në vendin e 18-të me 31 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person i moshës 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete…