Edhe West Ham në garë për Xhakën

21 korrik 2025 | 13:15

West Ham Unitedi është ekipi i fundit që ka shprehur interesim të madh për transferimin e shqiptarit Granit Xhaka. Madje, thuhet se klubi anglez është i vendosur për t’i mposhtur skuadrat tjera që janë në garë për mesfushorin 32-vjeçar, pasi tashmë ka bërë gati ofertën për shërbimet e tij.

West Hami është i gatshëm të ofrojë deri në 15 milionë euro, çmim që Bayer Leverkuseni po e kërkon për kartonin e Xhakës, i cili ka kontratë deri në vitin 2028. Ditët e fundit, interesimi për Xhakën është rritur dukshëm, sidomos nga Sunderlandi, Interi e Fenerbahçe por në këtë garë nuk mungojnë as Crystal Palace, Nottingham Foresti, Fulhami, Juventusi e Milani. Javën e shkuar, ekipi nga Arabia Saudite, Neom u tërhoq nga gara për Xhakën shkaku i kërkesës së Leverkusenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia nisi një nga sulmet e saj më të mëdha…