Edhe Zllatan Eleku dështon të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

10 tetor 2025 | 11:12

Slavko Simiq ka dështuar për tri herë t’i sigurojë votat e deputetëve të Kuvendit. Ai, si i propozuar nga Lista Serbe, nuk mundi të zgjidhej nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur pas më shumë se një muaji për ta zgjedhur nënkryetarin serb.

Lista Serbe ka propozuar për këtë pozitë Slavko Simiq. Por, i njëjti nuk ka marrë votat e nevojshme.

“9 vota për, 54 kundër dhe 42 abstenime. Rrjedhimisht nuk i merr votat për t’u zgjedhur”, tha kryeparlamentari Dimal Basha.

Simiq është propozuar edhe dy herë të tjera, por në asnjërin votim s’i ka marrë votat.

Kandidati i dytë i propozuar nga Lista Serbe, Zllatan Ellek, nuk i ka marrë votat e nevojshme për t’u emëruar nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, në tri tentimet e mundshme.

Sikurse bashkëpartiaku i tij Simiq, Elleku mori vetëm 9 vota për në secilin votim, pra vetëm votat e deputetëve të partisë së tij.

Në sallë janë të pranishëm 105 deputetë.

Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetetuese, ata kanë afat 12 ditë për ta përfunduar konstituimin e Kuvendit, për çka parakusht është zgjedhja e nënkryetarit serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar pamje të tërheqjes nga Rripi…