Edi Rama bën ndryshime në PS: Klosi zëvendëson Gjiknurin, Bledi Çuçi kreu i Grupit Parlamentar
Pas gati një ore ka përfunduar asambleja e Partisë Socialiste mbajtur këtë të mërkurë të 26 korrikut.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka realizuar disa ndryshime në organizmin e selisë rozë.
Rama ka emëruar si sekretar të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosin duke larguar kështu Damian Gjiknurin, i cili këtë detyrë e mbante që prej shtatorit të 2021-shit.
Klosi ka mbajtur detyrën e sekretarit organizativ të PS-së.
Po ashtu ministri i shkarkuar Bledi Çuçi u zgjodh kryetar i Grupit Parlamentar.
Ai merr kështu postin e mbajtur nga ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla.
Mësohet gjithashtu se Rama ka paralajmëruar ndryshime në Qeveri, por se me këto ndryshime do të merrej ditën e nesërme.
Ndërkaq, në deklaratën për mediat, Çuçi ka mirëpritur pozicionin e ri.
Gjiknuri, nga ana tjetër, u shpreh se ka kohë për komente.
“Më mirë do të bëhet”.



