Edi Rama mbërrin në Riad, pritet nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite
27 tetor 2025
| 17:08
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Riad të Arabisë Saudite, me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, për të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII). Siç ka njoftuar vet kryeministri, ai u prit në Riad nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz. “Riad, Arabia Saudite – Pritja nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit”, ka shkruar shkurt Rama në Facebook. Ndryshe, në FII po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.



