Edi Rama mbërrin në Shkup
Delegacioni qeveritar i Shqipërisë i kryesuar nga kryeministri Rama mbërrin në Shkup, ku pritet nga homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski.
Vizita është me rastin e seancës ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili kryeson delegacionin qeveritar shqiptar, ka mbërritur në Shkup, raporton “Epoka e re”
Rama u prit me nderimet më të larta në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Vizita është me rastin e seancës ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Pas pritjes zyrtare, të dy kryeministrat zhvillojnë takim kokë me kokë.
Më pas fillon seanca ndërqeveritare, ku kryeministrat e dy vendeve do të mbajnë fjalime.
Ndërkohë, është planifikuar edhe një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ministrat e dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kryeministrat Kovaçevski dhe Rama do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media.



