Edi Rama: Ndoshta Zoti i shpëtoi jetën Trumpit për ta zgjuar përfundimisht Evropën

07 mars 2025 | 13:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar punën e Donald Trump si president i Amerikës.

Ai ka thënë se Trumpi ka shpëtuar për ta zgjuar përfundimisht Evropën.

“Jam një kryeministër i një vendi të vogël. E di që nëse unë e kam gabim askush nuk do të dëmtohet, por nëse Merz e ka gabim të gjithë do të dëmtoheshim. Vendimet e këqija të një udhëheqësi sot paguhen nga brezi i ardhshëm. Bëhet fjalë për një pamje 360 gradë të situatës. Nuk është diçka që lidhet me forcimin ushtarak. Kur dëgjoj fjalë të shkurtojmë fondet për arsimin dhe të forcojmë ushtrinë më vjen të qesh. Është domosdoshmëri të forcohemi ushtarakisht, por po diplomacia, korridoret e reja të dialogut, të jemi më të vendosur për mënyrën tonë të jetesës. Ne duam të jetojmë kështu dhe nuk duam ti themi të tjerëve si duan të jetojnë. Kam një pyetje që më tmerron, Evropa ka më pak miq sesa para agresionit rus në Ukrainë. Kjo është diçka që duhet kuptuar dhe të reflektojmë pse ka ndodhur kjo. Evropa u ngrit për gjënë e duhur, por pse ka më pak miq. Është shumë komplekse dhe e ndërlikuar. Ndoshta, Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump-it jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar përfundimisht Europën dhe për ta bërë të kuptojë se nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj se nuk është njësoj”, ka thënë Edi Rama. /A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Drenica iu gëzua trofeut në turneun tradicional të futsallit…