Edi Rama: Nga 1 qershori do të hapim kufijtë (Video)

24 maj 2020 | 22:05

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një komunikim live në “Facebook” ka bërë me dije se nga data 1 qershor do të hapen kufijtë tokësor me shtetet fqinje.

“Ka shumë që më shajnë për fashot e orareve. Gjitha masat tona varen nga sjellja e njerëzve ndaj koronavirusit. Kemi hequr fashon fare në zona të gjelbërta. Dita e shtunë dhe e diel kanë më shumë rrezik ekspozimi. Ne kemi marrë masa dhe prandaj edhe rezultatet janë më të mira. Tani kanë nisur pretendimet se bota qenka hapur dhe ne kemi mbetur mbyllur. Në fazën dy kemi hapur shumë fashot e orareve. Ne kemi bërë histori suksesi që do të shkruhet në librin e historisë së këtij vendi e kësaj pandemie. Duke nisur nga e hëna, 1 qershor do të hapim kufijtë tokësor për të gjithë shqiptarët. Por nuk do të hapim plazhet. Nuk ka asnjë vend në Evropë që të ketë hapur plazhet”, ka thënë Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/295310284816618/

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në vitin 2014, Brazili…