Edi Rama: Nuk ka forcë në këtë tokë që e mund UÇK-në  

04 prill 2023 | 23:07

Kryeministri shqiptare, Edi Rama ka ndarë një mesazh për emisionin “Opinion”, ndërsa në Hagë ka nisur procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërsa ka deklaruar gjatë ditës së sotme mbledhjen e firmave në Asamblenë e Këshillit të Evropës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, Rama tha në mesazhin e tij se UÇK do ta fitojë këtë luftë me padrejtësinë që po i bëhet.

“Nuk ka forcë në këtë tokë që e mund UÇK-në dhe që e bën kriminale, në asnjë lloj vule dhe instance luftën për liri të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës. Në fund UÇK do të fitojë përsëri. Siç fitoi luftën me regjimin kriminal të Milosheviçit do të fitojë luftën me një padrejtësi të madhe që po i bëhet”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga paslufta në Kosovë janë pastruar mbi 62 milionë…