
Edi Rama, qytetarëve: Tri herë më shumë punë për t’jua kthyer sadopak borxhin e madh të 25 prillit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video në “Facebook” ku shihen punimet për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në Fushë-Krujë.
Rama thotë se ndihet në borxh me qytetarët, të cilët i besuan dhe e mbështetën me votën e tyre në zgjedhjet e 25 prillit.
“Dhe tani tri herë më shumë punë për Shqipërinë e për shqiptarët pa asnjë dallim, për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh, ku më zhytët të dielën e bukur të 25 prillit. FushëKrujë”, ka shkruar Rama mbi videon e publikuar. https://www.facebook.com/watch/?v=302320791290206
100 apartamente, 167 shtëpi banimi, kopsht, shkolla dhe qendër shëndetësore do të ndërtohen në këtë zonë.
E gjithë puna është intensifikuar ashtu siç shihet edhe në video, për ta urbanizuar sërish këtë zonë dhe për ta bërë të banueshme e të jetueshme për banorët e Fushë-Krujës.