Edi Rama: Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë
                26 nëntor 2019
                |  09:15
            
        Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht ka jetë të humbura.
“Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Është një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU?Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë?#Kurajo #Durim #Solidaritet”, ka shkruar Rama.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        