Edi Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e çlirimit

12 qershor 2026 | 13:20

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën për 27-vjetorin e çlirimit .

Shefi i qeverisë shqiptare ka postuar disa fotografi në  “Facebook”, të cilat tregojnë momentet e mbi dy dekadave më parë ku në Kosovë uishte larguar represioni i ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

“Gëzuar 27 vjetorin – Ditën e Çlirimit”, ka shkruar  Rama.

12 qershori për Kosovën nuk është vetëm një datë në kalendar, por një kthesë historike që ndryshoi fatin e saj.

Sot, qytetarët e Kosovës shënojnë 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit, momentin kur vendi doli nga një periudhë e gjatë dhune, frike dhe shkatërrimi, për të hyrë në një epokë të re lirie dhe ndërtimi shtetëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë,…