Edi Rama zgjedh Durrësin para Vlorës, kjo është arsyeja
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vendosur të zgjedhë mandatin e deputetit në Durrës e jo atë të Vlorës.
Tashmë Rama duhet të depozitoj kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për certifikim.
Sipas kodit të ri zgjedhor të Shqipërisë, kryetarët e partive mund të kandidonin në 3 zona, dhe pas shpalljes së rezultatit do të zgjidhnin se cilën zonë do të përfaqësonin në parlament.
Pra kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar këtë të drejtë duke zgjedhur të përfaqësojë zgjedhësit në Durrës, aty ku mori 15 871 vota rreth 4 mijë më shumë se në Vlorë. Në Durrës pas tij renditej Ana Dhamo e cila mbetet jashtë ulëses së parlamentit.
Pas këtij vendimi mandatin në Vlorë e merr Teuta Ramaj e cila ishte renditur e nënta në Vlorë dhe ku mori 1738 vota.
Tashmë do të jetë KQZ që do të miratoje dhe listën e deputetëve që do të ulen në parlament në shtator.



