
Edita Tahiri e quan Kurtin sadist
21 maj 2025
| 15:04
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka quajtur sadist kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ajo ka thënë se Kurti është duke bllokuar krijimin e institucioneve të reja për shkak se përkrahja e qytetarëve më 9 shkurt nuk ka qenë ajo që ka dëshiruar ai.
“Dhimbja e Kurtit për humbjen në zgjedhje deri në bllokadën e Kosovës. Nëse vuan Kurti edhe Kosova duhet të vuajë, sipas sadizmit të tij”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.