Edita Tahiri: Hilli dha dëshmi objektive në Speciale, mbrojti drejtësinë e luftës së UÇK-së dhe liderët e saj

12 nëntor 2025 | 11:57

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, ka vlerësuar si objektive dëshminë që ish-ambasadori Christopher Hill po jep në Gjykatën Speciale të Hagës si dëshmitar i mbrojtjes.

Tahiri ka thënë se Hilli përmes dëshmisë së tij po mbron drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të liderëve të saj.

Ajo ka shkruar se Hill, siç ishte negociator me integritet në Rambuje, edhe dëshminë në Hagë po e bën të tillë.

“Christopher Hill dha një dëshmi objektive dhe pozitive në Gjykatën Speciale, mbrojti drejtësinë e luftës së UÇK-së dhe të liderëve të saj – ashtu siç ishte një negociator me integritet në konferencën e Rambujesë, ashtu dhe bëri dëshminë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Punëtorëve të RTK’së ka bërë thirrje për pjesëmarrje…