Edita Tahiri: Kemi nevojë për brezin e ri për të rigjeneruar elitat aktuale politike

07 shtator 2025 | 11:31

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, ish-kryenegociatore e bisedimeve Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka mbajtur një ligjeratë në Institutin e Prishtinës për Studime Politike – PIPS mbi dialogun politik.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se pati një bashkëbisedim me politikanë të rinj në diskutime të gjalla dhe frymëzuese, me synimin për një të ardhme demokratike dhe të begatë.

“Kënaqësi të ligjëroj mbi dialogun politik dhe bashkëbisedoj me studentë/politikanë të rinj në diskutime të gjalla dhe frymëzuese, me synimin për një të ardhme demokratike dhe të begatë – kemi nevoje për brezin e ri për të rigjeneruar elitat aktuale politike – e ardhmja ndërtohet nga brezat e rinj! – Falënderoj për ftesën Prishtina Institute for Political Studies – PIPS”, ka shkruar Tahiri n “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 100 raste të reja me tuberkuloz janë shënuar në…