Edita Tahiri komenton kërkesat e Vuçiqit: Ka edhe një rrezik me veprimet dështake të Kurtit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar kërkesat e reja të presidetit serb, Aleksandër Vuçiq, ndër to edhe Asociacionin.
Tahiri ka shkruar në “Facebook” se tash Kurti si i padijshëm që është kërkon nënshkrimin e marrëveshjes, në vend se të kërkojë njohjen de jure të Kosovës nga Serbia.
Ajo ka theksuar se marrëveshja Kurti -Vuçiq është valide, pasi zbatimi i saj kushtëzon dyja shtetet në rrugën e integrimeve evropiane, pavarësisht që nuk është e nënshkruar.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, ka paralajmëruar edhe një rrezik në këtë proces.
“Vuçiqi paska kërkuar Asociacionin dhe disa tjera kërkesa – tash Kurti si i padijshëm që është kërkon nënshkrimin e marrëveshjes, në vend se të kerkoj njohjen de jure të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja Kurti-Vuçiq është valide sepse zbatimi i saj kushtëzon dyja shtetet në rrugën e integrimeve evropiane, pavarësisht që nuk është e nënshkruar…ka dhe një rrezik me veprimet dështake të Kurtit Kosova prapë mund të ndëshkohet ndërsa Serbia mbetet e pandëshkuar…”, ka shkruar Tahiri.