Edita Tahiri: Kosovës i duhet një qeveri e shpëtimit kombëtar
22 mars 2020
| 20:30
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se nëse Kosova po shkon drejt një qeverie të re, ajo duhet të jetë qeveri e shpëtimit kombëtar.
“Mendoj se duhet të jetë qeveri e shpëtimit kombëtar, e shpëtimit nga koronavirusi dhe e shpëtimit nga lojërat e rrezikshme për kufijtë”, ka shkruar Tahiri.
/Epoka e re/



