Edita Tahiri kujton nënshkrimin e MSA-së: Nuk punuam si duhet për t’i përmbushur obligimet

27 tetor 2020 | 13:02

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në “Facebook” mbi të cilën ka shkruar se pesë vjet më parë ishin shumë të gëzuar kur u nënshkrua Marrëveshjen Stabilizim Asocimit për Kosovën, raporton “Epoka e re”.

Ajo ka thënë se por nuk u punua si duhet për t’i përmbushur obligimet qe sot do t’i mundësonin Kosovës hapjen e rrugës për anëtarësim.

“Ishim shume të gëzuar pesë vjet më parë kur e nënshkruam Marrëveshjen Stabilizim Asocimit që vendosi Kosovën në rrugën zyrtare të integrimit evropian. Por nuk punuam si duhet për t’i përmbushur obligimet që sot do t’i mundësonin Kosovës hapjen e rrugës për anëtarësim. Dhe kjo punë ka qenë e jona, e institucioneve të Kosovës. Derisa me të drejtë fajësojmë BE-në për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, për punën e MSA-së fajet dhe dështimet janë tonat”, ka shkruar Edita Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka…