Edita Tahiri: Lufta jonë për liri do të mbetet e shenjtë dhe e paprekur

20 korrik 2019 | 14:18

Ish-ministrja për dialog dhe kryetarja e Alternativës Demokratike të Kosovës (ADK), Edita Tahiri, ka reaguar rreth ngjarjeve të fundit në vend, sidomos për ftesat e Gjykatës Speciale për udhëheqësit e UÇK-së dhe luftëtarët.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se lufta jonë për pavarësi ka qenë e drejtë dhe e shenjtë.

“Fitorja jonë është historike. Kosova shtet i pavarur dhe sovran me kufijtë e saj do të jetë gjithmon dhe do ta ruajmë me të gjitha mjetet. Askush nuk mund ta diskreditoj luftën tonë për pavarësi, as të UÇK-së dhe as të LDK-së. Ne kemi vizion euroatlantik dhe aleancë të fuqishme me perendimin, në krye me SHBA-të dhe partnerët evropianë, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën etj”, ka shkruar Tahiri.

Ajo ka thënë se Kosova ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare, por lufta jonë për liri do të mbetet e shenjtë dhe e paprekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, i…