Edita Tahiri: Partia në pushtet synon ta marrë edhe postin e presidentit

15 prill 2026 | 12:42

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka thënë se Albin Kurti dhe partia e tij tashmë është duke synuar ta kap edhe pozitën e presidentit të vendit, duke shtuar se këtë po e bëjnë duke e zvarritur ndonjë marrëveshje politike.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” për pasojat e popullizmit, ndërsa ka theksuar se LV-ja është dashur të synojë një marrëveshje për opozitën për presidentin.

“Paradoksi i populizmit varfëron popullin, ndërsa pasuron pushtetin politik. Zvarritja e një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit po shfaq tendencat se partia në pushtet synon që ta marrë edhe presidentin, ne vend se të synojë si te dalim nga kjo varfëri dhe të vendosim një model bashkëpunimi midis opozitës dhe pozitës për çështje të mëdha në politika të brendshme dhe të jashtme, në një kohë kur paqja gjithnjë e më e brishte dhe pasiguria në rritje në botë e rajon. Kosova as nuk e mbajti mbledhjen e Këshillit të Sigurisë thuajse asgjë s’po ndodh përreth”, ka shkruar ajo.

Tahiri ka vlerësuar se vonesat në miratimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes mund të jenë shkak për një përplasje të re Kosovë-ShBA.

“E mos të themi se vonesa në miratimin e Bordit te Paqes të udhëhequr nga ShBA jep sinjale te paaftësisë së Kosovës për të mbështetur me kohë aleatin e madh që kemi, ndërkohë që dihet se shtetet e vogla si Kosova përballojnë sfida globale falë aleatëve te mëdhenj…”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  është deklaruar për media për…