Edita Tahiri: Përplasjet Osmani – Kurti po e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë
11 mars 2026
| 10:32
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj përplasjeve të fundit politike ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, duke vlerësuar se këto tensione po e dëmtojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Tahiri ka theksuar se Kosova është përmendur në titujt e mediave botërore për shkak të këtyre përplasjeve institucionale, gjë që sipas saj nuk i shërben interesit të shteti.
“Kosova në titujt e mediave botërore për përplasjet mes Osmanit dhe Kurtit: Ia dëmtuan imazhin Kosovës në botë – të mendojnë për Kosovën, jo për veten”, ka shkruar Tahiri.



